FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS për prokurimin e pajisjes laboratorike

FONDACIONI DR. VERICA MEHANXHISKA, Shkup fton ofertuesit të paraqesin oferta për furnizimin, dorëzimin, instalimin dhe vënien në funksion të pajisjeve laboratorike, si dhe për trajnimin për përdorimin e tyre, në përputhje me specifikimet teknike të bashkëlidhura.

Objekti i Prokurimit:

Pajisja: Spektrofotometër UV-Vis
Modeli: Spektrofotometër profesional laboratorik UV-Vis me interval të gjatësisë së valës 190–1,100 nm
Sasia: 1 njësi

Oferta duhet të përmbajë detyrimisht:

  1. Ofertë financiare për pajisjen, në letër me logo të kompanisë;
  2. Specifikimet teknike të modelit të propozuar;
  3. Prodhuesin dhe vendin e origjinës;
  4. Katalogun/broshurën e prodhuesit;
  5. Formularët e nënshkruar të Përputhshmërisë Teknike, të ofruara në format Word në dokumentacionin e bashkëlidhur;
  6. Afatin e dorëzimit: nga data e konfirmimit të ofertës, pajisja duhet të dorëzohet dhe instalohet brenda 12 javësh;
  7. Periudhën e garancisë (minimumi 1 vit);
  8. Disponueshmërinë e shërbimit dhe mbështetjes teknike në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  9. Listën e çmimeve dhe disponueshmërinë e materialeve konsumuese, duke përfshirë informacionin mbi disponueshmërinë e tyre në tregun vendas;
  10. Instalimin, vënien në funksion dhe trajnimin të përfshira në ofertë;
  11. Çmimin pa TVSH dhe çmimin me TVSH;
  12. Kushtet dhe afatin e pagesës;
  13. Periudhën e vlefshmërisë së ofertës;
  14. Pajisja duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat përkatëse të cilësisë dhe sigurisë, si dhe të shoqërohet me dokumentacionin përkatës CE / ISO ose dëshmi ekuivalente të përputhshmërisë;
  15. Deklaratë që konfirmon se pajisja është e re dhe e papërdorur;
  16. Listën e referencave, veçanërisht për modelin e propozuar, duke treguar se ku ofertuesi ka shitur më parë të njëjtin model.

Kërkesa Shtesë:

  • Ofertuesi është i detyruar të kryejë instalimin e plotë dhe testimin e pajisjes.
  • Transporti deri në lokacionin në Tetovë, dorëzimi dhe të gjitha shpenzimet përkatëse duhet të përfshihen në çmimin e ofruar.
  • Shpaketimi fillestar dhe vënia e pajisjes në funksion duhet të kryhen në prani të përfaqësuesve të autoritetit kontraktues.
  • Ofertuesi duhet të sigurojë pjesë këmbimi dhe mbështetje servisi për një periudhë minimale prej 5 vitesh nga data e dorëzimit.
  • Dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase.

Kriteret e Përzgjedhjes:

Oferta fituese do të përzgjidhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Çmimi;
  • Cilësia dhe karakteristikat teknike;
  • Periudha e garancisë;
  • Mbështetja e servisit;
  • Afati i dorëzimit;
  • Referencat dhe përvoja.

Ofertat duhet të dorëzohen në gjuhën maqedonase.

Ofertat duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur, të adresuar si më poshtë:

PËR: FONDACIONIN DR. VERICA MEHANXHISKA, Shkup
Bulevardi 8 Shtatori nr. 40, kati 1
1000 Shkup

Me shënimin: Për Departamentin e Prokurimit Indirekt – Maja Koteska Donçovska

Afati për dorëzimin e ofertave: 14 shtator 2026 (e hënë), deri në orën 15:00

FONDACIONI DR. VERICA MEHANXHISKA, Shkup rezervon të drejtën:

  • Të mos bëjë përzgjedhje prej ofertave të pranuara;
  • Të kërkojë sqarime shtesë;
  • Të kërkojë prezantim/demonstrim të pajisjes;
  • Ta ndajë prokurimin në pjesa të veçanta;
  • Të mos prokurojë të gjithë sasinë.

Shtojcat – Specifikimet Teknike për Pajisjen e Kërkuar dhe Dokumentacioni:

  1. Specifikimi Teknik 0.2. Техничка спецификација- Спектрофотометар
  2. Oferta për Pajisjen – të plotësohet nga ofertuesi në letrën me logo të kompanisë

Oferta përgatitet nga ofertuesi.

  1. Fondacioni – Marrëveshja për Prokurimin e Pajisjeve 0.4. Фондација Договор за набавка на Спектрофотометар
  2. Fondacioni – Formularët për Përputhshmërinë teknike dhe Pranimin e pajisjes 0.5 Образец техничка усогласеност и технички прием

Fondacioni rezervon të drejtën ta japë prokurimin pjesërisht dhe të përzgjedhë ofertues të shumtë për artikuj, pjesa ose lloje të veçanta të pajisjeve, bazuar në kushtet më të favorshme për Fondacionin. Fondacioni nuk është i detyruar t’ia japë të gjithë prokurimin një ofertuesi të vetëm.

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS për prokurimin e pajisjes laboratorike