Fondacioni „Dr. Verica Mehanxhiska” dhe kompania „Zegin” ndër vite dhurojnë pako të Vitit të Ri për fëmijët në shumë institucione dhe organizata, ndër të cilat: Klinika për Kirurgji të Fëmijëve – Shkup, Kryqi i Kuq – donacion për dhuruesit e gjakut në Shtëpinë e Kulturës në Gradsko, Shoqata „Më të fortë së bashku” – aheng donatorësh në Ditën Botërore të SIDA-s, Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Reparti për Psikofiziologji, donacion me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në paralelet për fëmijët me autizëm në Strumicë, Shoqata „Një (nënë) mundet” (Една може), mbështetje për ngjarjen e Buzmit (Badnikut) në f. Stojakovë – Komuna e Bogdancit, Qendra për Rehabilitimin e Patologjisë së Komunikimit Verbal – Shkup, Qendra Ditore për persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe Qendra Ditore për fëmijë me autizëm, për fëmijë nga familje të rrezikuara sociale etj. Ky aktivitet gjithmonë nxjerr një numër të madh buzëqeshjesh të Vitit të Ri dhe na kujton se gjestet e vogla krijojnë gëzime të mëdha.




