Fondacioni „Dr. Verica Mehanxhiska” dhe „Zegin” pajisën plotësisht dy kabinete për intervenim të hershëm në Qendrën për rehabilitimin e patologjisë së komunikimit verbal në Shkup. Këto hapësira janë krijuar për të mbështetur fëmijët më të vegjël përmes intervenimit të hershëm, lojës ndijore dhe aktiviteteve zhvillimore. Kabinetet janë plot me elemente ndijore qetësuese, zona imagjinative për lojë dhe të nxënë, një kënd sportiv dhe mjete që i ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë dhe të përparojnë. Ky donacion nga Fondacioni „Dr. Verica Mehanxhiska” dhe „Zegin” është një vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm me Qendrën, e cila tashmë ka marrë një donacion të një aparati tejet bashkëkohor për stimulim magnetik transkranial (TMS M50 Ultimate).





